#tvora #rtvoranews
Organi i ri që do të administrojë zgjedhjet duhet të ngrihet brenda datës 19 tetor. Nga hyrja në fuqi e kodit zgjedhor, Kuvendi ka 60 ditë kohë, ndërsa e gjithë puna kalon nëpërmjet një procedure të vështirë parlamentare për filtrimin e emrave nga kryekomisioneri e deri tek anëtarët e organeve.
19 tetori është afati i fundit kur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve duhet të marrë jetë, pas vendimit të ristrukturimit të tij.
Kodi Zgjedhorë në dispozitat kalimtare përcakton se ky organ duhet të ngrihet jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve.
Një ditë më parë Kuvendi hapi procedurën për vendet vakante për Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve.
Kjo thirrje do të qëndrojë e hapur deri në 18 shtator, e më pas Kuvendi do të nisë procedurën e përzgjedhjes në bazë të Kodit Zgjedhor.
Neni 17 i Kodit Zgjedhor përcakton procedure e përzgjedhjes së trupës së re, ndërsa në pikën 3 parashikohet ngritja e një Komisioni Parlamentar që vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushte dhe listën ja kalon për votim Kuvendit.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar krijohet me përfaqësim proporcional nga çdo grup parlamentar.
Por ky sanksion vlen për të ardhmen pasi procedura aktuale rregullohet me dispozita kalimtare, kjo për të bërë pjesë të procesit Partinë Demokratike dhe aleatët e saj.
Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/shtatori-rikthen-debatin-per-zgjedhoren-kqz-ja-e-re-brenda-19-tetorit/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv