22 orë udhëtim për të votuar në Mal të Zi, modelja: Mburrem që jam shqiptare, të bashkohemi për besë

2020-11-05 0

E emocionuar, modelja me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj udhëtoi 22 orë me avion nga SHBA-ja drejt Malit të Zi për votuar sot në zgjedhjet parlamentare. Në një prononcim për mediat, ajo ka ftuar të gjithë shqiptarët që të votojnë shqip për të mbrojtur identitetin e tyre dhe të mburren për përkatësinë. Cunmulaj u shpreh se e mira do të ishte që shqiptarët të ishin bashkë në një listë të vetme dhe jo të përçarë, pasi ashtu zëri i tyre do të ishte më i fortë.