Të 'fortët' e luksit që sfidojnë radarin e kryejnë shkelje në rrugë,jo vetëm gjoba, në filtër blerja

2020-11-05 0

ReportTv mëson ekskluzivisht se krimi ekonomik dhe njësia e anti-trafiqeve do të kalojnë në filtër të gjithë shoferët me mjete luksoze të cilët janë proceduar për shkelje të shumta në rrugë, e nga ana tjetër rezultojnë të papunë, të paregjistruar pranë tatimeve apo sigurimeve shoqërore në vend.

Burime nga ky sektor bën me dije se vetëm përgjatë javës që shkoi katër mjete janë bllokuar nga hetimi i krimit ekonomik dhe njësia e trafiqeve pasi kanë rezultuar të vjedhura në Europë, ndërsa pas verifikimeve pronarët do ti nënshtrohen imtësisht edhe një kontrolli nga operacioni forca e ligjit OFL.

Free Traffic Exchange