Report TV -Veliaj: Gjobat, shantazhet dhe fjalët i merr era, flet puna dhe uratat

2020-11-05 0

Teksa pritet përfundimi i dy shkollave të reja në Kodër ? Kamëz, Bashkia e Tiranës njofton se vijon puan për rikualifikimin e gjithë zonës, e cila po transformohet dita-ditës me asfaltimin e rrugëve të reja. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në bllokun e banimit që kufizohet nga rrugët ?Kastriotët?? - ?Gramozi?- ?E. Balshajve?? - ?Ramadan Citaku??. Ai tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe, falë punës pa ndërprerje edhe gjatë muajve të verës, së shpejti Njësia 11 do të ketë një bllok banimi model.

?Për shumë njerëz numri 13 është numër tersi, por për Kodër- Kamzën, numri 13 është numër fati, sepse janë 13 akse të cilat siç e shikoni po asfaltohen. Jemi në fazën ku po hidhet shtresa e parë, pastaj do të vazhdojmë me shtresën finale të asfaltit. Kanë mbaruar trotuaret, ndriçimi LED. Me 13 akset, mund t?i themi Kodër-Kamzës, tani je në Tiranë?, u shpreh Veliaj.