TIRANE-Partia Socialiste u përgjigjet akuzave të Sali Berishës dhe pjesës tjetër të opozitës në lidhje me debatin për kufirin detar me Greqinë, që akuzojnë kryeministrin Edi Rama. Përmes një deklarate, partia në pushtet i kujton opozitës paktin e firmosur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha me Greqinë në 2009, që gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë.
"Meqenëse PDLSI vazhdojnë të konsumojnë në publik çorbën e prishur që po vetë e gatuajnë, lidhur me "marrëshjen e fshehtë të detit me Greqinë?, po rikujtojmë se për kufijtë mes dy shteteve s'mund të ekzistojë asnjë marrëveshje e fshehtë sepse nuk kanë asnjë vlerë.
Këto marrëveshje firmosen mes qeverive dhe ratifikohen në parlamentet përkatëse. Prandaj gjoja-marrëveshja e re e gatuar në kazanin pa atdhe të PDLSI, nuk ekziston aspak. Është gënjeshtër.
E vetmja marrëveshje në letër, bashkë me firmat dhe vulat e tyre, është marrëveshja e firmosur nga Berisha dhe Basha, e mbështetur nga Ilir Meta si pasardhës i Lulit dhe ministër i Saliut.
Ajo marrëveshje cënonte interesin kombëtar, prandaj Partia Socialiste vendosi ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata e rrëzoi marrëveshjen e Lulëzimit, Saliut dhe Ilirit, me rezultatin e qartë 9 me 0. Prokuroria bëri sikur e hetoi, por e mbylli pa e filluar. Pa marrë në pyetje as vasalin firmëshkrues e as vulëvënësin.
Madje për turpin e PDLSI, kryekuzhineri i tyre Sali Berisha vazhdon ta mbrojë për turp këtë marrëveshje të rrëzuar, që i hiqte Shqipërisë 354,4 km2 hapsirë detare" mbyllet reagimi.