Top News - Gazetarët e huaj/ Bjellorusia i ndalon raportimin

2020-11-05 0

Një sërë gazetarësh të huaj nuk do të lejohen më të raportojnë në Bjellorusi pasi akreditimi i tyre u tërhoq në mënyrë të papritur, e disa mund të dëbohen nga vendi. Masa e ashpër vjen përpara protestave të reja masive që priten kundër presidentit Aleksandër Lukashenko. Akreditimi i është hequr gazetarëve që punojnë për agjensitë e lajmeve Agence France Presse dhe Associated Press, transmetuesin britanik BBC, atë publik gjerman ARD dhe Radion Europa e Lirë. ARD madje njoftoi se një ekip kameramanësh të tij janë arrestuar gjatë natës, edhe pse kishin akreditimin e duhur. Ata u lanë të lirë por akreditimi iu hoq, ndërsa dy anëtarëve rusë iu kërkua që të largohen menjëherë nga vendi. Producenti i tyre bjellorus është kërcënuar me veprime ligjore. Nuk është ende e qartë për momentin se sa gazetarë preken saktësisht nga kjo masë, ndonëse shoqata e reporterevë bjellorusë flet për një valë masive tërheqjesh të akreditimit për gazetarët që punojnë për TV, radio, gazeta dhe agjensi lajmesh. Ditët e fundit, mbi një duzinë reporterësh që mbulonin protestat në Minsk janë ndaluar nga policia për kontroll dokumentesh, e në disa raste, efektivët u kanë fshirë atyre video dhe foto. Lëvizja kundër gazetarëve vjen përpara protestës në shkallë të gjerë që pritet të mbahet në kryeqytet dhe goditja e medias shihet si përpjekje për të parandaluar raportimin mbi tubimin mbarëkombëtar, pjesë e protestave masive që përfshinë vendin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Presidenti Aleksandër Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, pretendonnjë fitore dërrmuese me 80% të votave, por liderja e opozitës Svetlana Tikhanovskaya, e cila është larguar drejt Lituanisë fqinjë, thotë se në të vërtetë, ajo e mundi Lukashenkon në zgjedhje.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bjellorusi#Gazetaret#TopChannel