Top News - “Fërkime” në ajër: Dy avionë rusë i afrohen rrezikshëm bombarduesit amerikan!

2020-11-05 0

Dy avionë rusë iu afruan rrezikshëm një bombarduesi B-52 të Forcave Ajrore amerikane mbi Detin e Zi. Incidenti ndodhi në ujra ndërkombëtare. Pilotët rusë i kaluan disa herë gati 30 metra larg avionit amerikan, duke shkaktuar deri edhe turbulencë duke I kufizuar B52-shit aftësinë e manovrimit. ?Veprime të tilla rrisin potencialin për përplasje në ajër, janë të panevojshme, dhe në kundërshtim me rregullat ajrore dhe rregullat ndërkombëtare të fluturimit," tha gjenerali Jeff Harrigian, komandant I forcave ajrore amerikane në Europë dhe Afrikë. "Ndërsa avionët rusë po operonin në hapësirën ajrore ndërkombëtare, ata rrezikuan sigurinë e fluturimit të avionit tjetër të përfshirë. Ne presim që rusët të veprojnë brenda standardeve ndërkombëtare të vendosura për të siguruar sigurinë dhe parandalimin e aksidenteve," shtoi ai. një grup B 52-shësh amerikane fluturuan mbi 30 vende të NATO-s të premten "për të demonstruar solidaritetin e aleancës, për të rritur gatishmërinë dhe për të siguruar mundësi trajnimi që synojnë shtimin e ndërveprimit për të gjitha ekuipazhet pjesëmarrëse nga aleatët e SHBA-së?, thuhet në një deklaratë të komandës amerikane në Europë. Demonstrimi i kapacitetit ushtarak amerikan erdhi mes tensioneve të vazhdueshme me Rusinë si dhe pyetjeve që ngrihen mbi angazhimin e administratës Trump ndaj NATO-s në vazhdën e vendimit të fundit të tij për të reduktuar nivelin e trupav amerikane në kontinentin e vjetër.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Russia#SHBA#TopChannel

Free Traffic Exchange