Nga Berisha, Noka tek Mziu, lista e emrave të PD që i shpëton deklarimit të pasurisë dhe verifikimit

2020-11-05 0

Procesi i verifikimit dhe seleksionimit të kandidatëve të Partisë Demokratike përfshin vetëm nivelet e ulëta dhe periferike, ndërsa kupola drejtuese e partisë, përfshirë edhe rrethin e besuar të kryetarit Lulzim Basha, është përjashtuar qëllimisht, duke e shpëtuar kësisoj edhe nga deklarimi i pasurisë si dhe detyrimi për t'iu përgjigjur dhjetëra pyetjeve të sikletshme që përmban formularin i figurës dhe integritetit. Hileja dhe operimi me dy standarde mban firmën e Lulzim Bashës dhe Gazmend Bardhit, të cilët në vendimin për fazat e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë të PD, mes rreshtave, kanë parashikuar se nuk do t'i nënshtrohen verifikimit personat që kanë përfaqësuar PD si deputetë apo kryebashkiakë gjatë 10 viteve të fundit.

Free Traffic Exchange