Pas tre ditësh në pushtetin e flakëve, ministria e Mbrojtjes ka vendosur që të ndërhyjë nga ajri për të shuar zjarrin në pyllin me pisha ndërmjet Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit. Helikopteri Cougar i Forcës ajrore nisi operacionin për shuarjen e zjarrit pasditen e sotme, pasi zjarrfikëset dhe strukturat vendore të ndihmuar edhe nga banorët nuk mundën që të vendosin flakët nën kontroll me mjete rrethanore. Report TV publikon pamjet e operacionit të shuarjes së zjarrit nga ajri.