Edhe pse ditë pushimi zyrtar Kuvendi i Shqipërisë shpalli garën për Komisonin e Ri Qëndror të Zgjedhjeve. Aplikantët e interesuar për postin e Kryekomisionerit, Nënkomisonit dhe 10 anëtarët e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve dhe Komisionit Regullator kanë 21 ditë kohë për të depozituar dokumentat e kërkuara pranë Kuvendit, si formularin e vetëdeklarimit për integritetin e tyre moral dhe të dhënat se nuk janë pjesë e ish sigurimit të shtetit. Për tri hallkat e KQZ së re ka të drejtë të aplikojë cilido shtetas, i cili vjen nga radhët e ish-funksionarëve politikë, ish-nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose ish drejtues të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve. Ndërkohë ish anëtarët e KQZ-së të cilëve u ndërpritet mandati me ngritjen e trupës së re zgjedhore, kanë të drejtë të aplikojnë vetëm për një post në Komisonin e Ankesave dhe Sanksioneve ndryshe KAS, organ i cili ka të drejtë të shpallë zgjedhjet e pavlefshme. Por si do përzgjidhen 12 anëtarët e trupës së re zgjedhore? Brenda shtatorit Kuvendi duhet te ngreje Komisonin e posatcmëm parlamentar pjesë e së cilit për herë të parë nga djegia e mandateve do jetë edhe opozita jo parlamentare, e cila ka të drejtë të skualifikojë apo përzgjedhë kandidatët. Sipas marrëveshjes politike, Kryekomisoneri i takon mazhorances ndërsa nënkomiosneri përgjegjës për aplikimin e teknologjisë në zgjedhje do vijë nga radhët e PD-LSI-së, ndërsa 10 anëtarët e KAS dhe Komisonit Rregullator do të ndahen mes shumices parlamentare dhe asaj jo parlamentare me raportin 6 me 4. Kuvendi ka nje muaj kohë për hedhjen e shortit, ndërkohë sipas afateve te përcaktuara në kodin e ri zgjedhor, KQZ e re duhet te ngrihet brenda datës 19 tetor.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel