Bankierët dhe Banka Popullore heshtin për konkluzionet nga mbledhja e djeshme për shtyrjen e mundshme të kësteve të kredive. Nga Banka Popullore morëm konfirmim se ka pasur një takim, por mbetëm pa përgjigje se çfarë është kërkua nga bankat tregtare dhe cili është pozicioni i Bankës Popullore. Nga BPRM-ja u përgjigjën se vendimi përfundimtar do të merret javën e ardhshme, pasi që duhet të bëhen analiza shtesë.
Banka Popullore
"Gjatë ditës së djeshme, është mbajtur një takim me përfaqësuesit e Asociacionit të Bankave të Maqedonisë, në të cilën u konkludua se është e nevojshme të bëhen analiza shtesë. Pas kryerjes së analizës, presim që të kemi qëndrim përfundimtar gjatë javës së ardhshme, duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve dhe stabilitetin e sistemit bankar?.
Alsat gjithashtu kërkoi përgjigje nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë, por deri më tani asnjë nga pyetjet e bëra nuk është përgjigjur. Pyetëm:
Për shkak të krizës së shkaktuar nga Kovid 19 nga fillimi i Prillit, qytetarëve iu dha mundësia që të mos i paguanin detyrimet kreditore ndaj bankave. Kjo masë zgjat edhe muajin tjetër, dhe nëse vendoset të mos zgjatet, qytetarët që nga 1 tetori fillojnë me pagesa të rregullta të kredive. Shtyrja e kredive praktikohet nga pothuajse të gjitha vendet e Evropës, dhe disa prej tyre kanë marrë vendime për shtyrjen e kredive pas përfundimit të afatit të parë. Sidoqoftë, kushtet se kush nuk duhet të paguajë këstet janë të modifikuara.
Andrea Çobanova