Mandatari për kryeministër, Zoran Zaev dorëzoi në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, prioritet e së cilës siç paralajmëroi Zaev, do të jenë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, pastrimi i gjyqësorit, ekonomia, shëndetësia, arsimi, ambienti jetësor, marrëdhëniet fqinjësore dhe anëtarësimi nw BE. Pret që Qeveria e re nga java e ardhshme të nis me punë për, siç theksoi, evropianizimin e vendit.
?Pres nga kryeparlamentari, Talat Xhaferi t?iu jep kohë të mjaftueshme deputetëve që të njoftohen me propozim-programin dhe biografitë e kandidatëve të propozuar. Presim debat cilësor në Kuvend dhe presim që propozimet të marrin shumicën e nevojshme, pas çka nga java e ardhshme Maqedonia e Veriut dhe qytetarët do ta kenë Qeverinë e re, të përkushtuar në realizimin e programit.?
Seanca parlamentare për votimin e Qeverisë së re është caktuar për të shtunën kurse debati në Kuvend mund të zgjasë e shumta dy ditë. Partnerët e koalicionit qeveritar, LSDM dhe koalicioni ?Mundemi?, BDI-ja dhe PDSH-ja janë marrë vesh që Qeverinë e re ta udhëheqë Zaev për mandat prej 4 vitesh, ndërsa në 100 e fundit kreun e ekzekutivit ta propozojë BDI-ja. Për dallim nga Qeveria e mëparshme me 26 ministra, Qeveria e re do të ketë 19 ministra. 11 ministra do të ketë LSDM-ja, 6 BDI-ja dhe nga 1 ministër do të kenë Lëvizja Besa dhe Partia liberal-demokrate. Mandatari, Zaev tha poashtu se partnerët e koalicionit janë marrë vesh tashmë për rreth 90% të zëvendës-ministrave të ardhshëm.
Një ditë më parë, deputetët-ministra të ardhshëm dhanë dorëheqje nga funksioni i tyre në legjislativ dhe vendin e tyre e zunë deputetë të tjerë nga listat e kandidatëve në zgjedhje. Zaev beson se shumica e re do të jetë stabile edhe pse numëron vetëm 62 deputetë. Sipas tij, përbërja e kaluar dëshmoi se mund të shtyjë përpara procese të rëndësishme edhe me një shumicë prej 61 deputetësh.
PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA LSDM
ZORAN ZAEV - KRYEMINISTËR
LUPÇO NIKOLLOVSKI- ZV/KRYEMINISTËR PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT
FATMIR BYTYQI - ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
NIKOLLA DIMITROV ? ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE
OLIVER SPASOVSKI ? MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME
RADMILLA SHEKERINSKA ? MINISTRE E MBROJTJES
BOJAN MARIÇIQ ? MINISTËR I DREJTËSISË
BLLAGOJ BOÇVARSKI ? MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE
VENKO FILIPÇE ? MINISTËR I SHËNDETËSISË
MILLA CAROVSKA ? MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
JAGODA SHAHPASKA ? MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
IRENA STEFOSKA ? MINISTRE E KULTURËS
PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA BDI
ARTAN GRUBI ? ZV/ KRYEMINISTËR DHE MINISTËR PËR SISTEM POLITIK
BUJAR OSMANI ? MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME
FATMIR BESIMI ? MINISTËR I FINANCAVE
KRESHNIK BEKTESHI ? MINISTËR I EKONOMISË
NASER NUREDINI ? MINISTËR I AMBIENTIT JETËSOR
JETON SHAQIRI ? MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS
PROPOZIMET PËR PËRBËRJEN E QEVERISË SË RE NGA BESA DHE PLD
ARIANIT HOXHA - MINISTËR I BUJQËSISË
GORAN MILEVSKI ? MINISTËR I VETËQEVE...