Report TV - Ceremonia, Meta njeh zgjedhjet në universitete dhe dekreton rektorët e rinj

2020-11-05 0

TIRANE-Presidenti i Republikës Ilir Meta njeh dhe dekreton zgjedhjet në universitete që u zhvilluan në datë 30 korrik, pavarësisht se opozita nuk i njohu dhe një grup studentësh i kërkuan të mos i pranonte. Ditën e sotme, zyra e shtypit të Presidentit njoftoi se kreu i shtetit ka dekretuar 12 rektorët që dolën fitues nga procesi zgjedhor.

Zgjedhjet u realizuan në një situatë të pazakontë për shkak të përhapjen së pandemisë së COVID-19. Procesi i votimit u realizua nën masa të rrepta anti-covid, me matje temperature, dezinfektim në hyrje dhe mbajtje maskash. Në zgjedhje votuan 718 personel akademik dhe mbi 25 mijë studentë.

Vendimi për zhvillimin e zgjedhjeve ka qenë shumë i debatuar nga PD-ja dhe jo vetëm, që i ka konsideruar të paligjshme, pasi sipas tyre pandemia nuk i lejoi kandidatët të bëjnë fushatë dhe gjithashtu vendosi jetën e studentëve në rrezik.

Po ashtu edhe ish-rektori i Tiranës, Mynyr Koni i kundërshtoi duke akuzuar se Komisionit Institucional të Zgjedhjeve i kishte mbaruar mandati dhe nuk mund ti përgatiste. Por sot Presidenti u ka vendosur vulën duke njohur zgjedhjet dhe dekretuar rektorët e rinj. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.

Free Traffic Exchange