TIRANE-Partia Demokratike akuzon drejtorin e Transportit Rrugor se është kampion i abuzimeve dhe luksit.
Zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa deklaroi se kur qytetarët ishin të mbyllur në shtëpi, kur bizneset u mbyllën dhe mijëra njerëz humbën punën, Blendi Gonxhe zhvilloi 8 tendera për fasadat e godinave dhe riskintruksione zyrash.
Zhupa vijon më tej duke thënë se janë rreth 1.7 milionë euro të shpenzuara për luks nga Blendi Gonxhe.
"Qeveria e Edi Ramës nuk do t?ia dijë për qytetarët, pavarësisht vështirësive që ata kanë. Bie tërmet? Tenderat zhvatës nuk ndalojnë. Goditemi nga pandemia, bizneset mbyllen, mbi 120 mijë vende pune zhduken? Tenderat për fasada vazhdojnë si të mos ketë ndodhur asgjë.
Shembulli më tipik i shpërfilljes së hallit të qytetarëve dhe abuzimit me paratë në kohën më të keqe për ta është drejtori i transportit rrugor, Blendi Gonxhe. Ai është modeli i zyrtarit të kësaj qeverie që shpik tendera dhe përqendron çdo fond në duart e veta, duke abuzuar dhe duke i çuar paratë për fasada dhe luks në zyrat e veta.
Prej një viti e gjysëm në detyrën e Drejtorit të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhja ka tenderuar rreth 8 milion euro, pjesën më të madhe të të cilave vetëm për fasada dhe rikonstruksione zyrash.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Blendi Gonxhe nuk i ka ndalur tenderat e fasadave dhe luksit as në kulmin e pandemisë.