MORINË- Në kufirin Shqipëri-Kosovë ka një fluks të madh mjeteve me targa të Kosovës.
Pothuajse si çdo fundjavë kufiri dhe Rruga e Kombit vërshohet mijëra makina dhe qindra autobusë me pushues.Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë një tjetër fluks të madh makinash në Morinë. Kosovarët kthehen pas pushimeve duke krijuar radhë të gjata në kufi.
Policia Kufitare e Kosovës po punon me kapacitet të plotë dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët.