Ora News - Rihapja e shkollave, Kërpaçi: Familjet të shqetësuara për sigurinë e fëmijëve të tyre

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews



Ministria e Arsimit ka vendosur datën 14 shtator, si ditën kur do të rihapen shkollave, ndonëse nuk ka një protokoll apo plan se si do të zhvillohet mësimi në kushtet e pandemisë Covid-19.

Për ish-deputeten e LSI Floida Kërpaçi, situata e koronavirusit që po kalojmë, ka treguar keqmenaxhimin nga ana e qeverisë dhe mungesën e lidershipit për ta përballuar atë.

Në një lidhje përmes Skype për ?Ora News?, Kërpaçi tha se përkeqësimi i situatës nga pandemia, ndodhemi në momentin kur nuk e dimë se si do të bëhet rihapja e shkollave.

Floida Kërpaçi: ?Situata që po kalojmë me Covid-19, përtej të gjitha vështirësive, ka treguar keqmenaxhimin, paaftësinë e menaxhimit të kësaj qeverie, dhe mungesën e lidershipit për të përballuar një situatë të tillë. Për arsye të këtij keqmenaxhimi, sot ndodhemi në momoentin që jo vetëm nuk ka një protokoll dhe të ketë një plan se çfarë do të ndodhë për vitin e ri shkollor, ju e keni parë se si bizneset janë mbyllur, se si mijëra familje nuk kanë mbështetje ekonomike, se si të gjithë janë braktisur nga shteti. Vendet fqinje e kanë pasur një protokoll të qartë më parë, ndërsa kryeministri ynë kur ishim të izoluar thoshte jam i pari. Sot ne jemi të fundit, sepse në fillim kur opozita foli për testimin masiv, kjo nuk u bë. Është përkeqësuar situata dhe nuk po menaxhohet më. Në këtë situatë të vështirë, ndodhemi përballë një vendimi për rifillimin e shkollave më 14 shtator. Por, nuk kemi asnjë plani, protokolli, strategjie. Duhet të dimë nëse do të ketë siguri në bankat e shkollës.?

Sipas saj, fmailjet shqiptare vuajnë pasigurinë për fëmijët e tyre, jo për datën e rifillimit të shkollës.

Floida Kërpaçi: ??Përveç shkollave dhe gjimnazeve të cilët bëjnë mësim me dy turne, janë edhe shkollat e shembura nga tërmeti, dhe nuk ofrojnë më hapësirën dhe godinën për mësimin e nxënësve. Cilat do të jenë protokollet? Si do bëhet hyrja e nxënësve? Kjo qeveri që në momentin e parë të saj, por edhe sot, jo vetëm që nuk ka një strategji për arsimin, por e ka shkatërruar, sepse nuk e ka mbështetur me buxhet. Nuk ka vizionin për të drejtuar dhe për të krijuar një arsim cilësor dhe të garantuar. E drejta për arsim dhe e drejta për të pasur kujdes shëndetësor, janë dy të drejta të panegoviushme që duhet tu garantohet. Asnjë familje nuk vuan për datën e filimit të vitit të ri shkollor, por nëse a do ketë siguri për fëmijët e tyre.?

Kërpaçi u shpreh se mësimi online ishte dështim.

Floida Kërpaçi: ?Mësimi online ishte një dështim i rradhës i qeverisë. E para, sepse ishte e pamundur. Nuk kishte një platformë të unifikuar që të ndiqej nga të gjithë mësuesit dhe nxënësit. E dyta, sepse nuk kishin mundësi të aksesonin internet, duke u mohuar mijëra të rinjve të drejtën për tu arsimuar. Biem të gjithë dakord që mësimi online ishte dështim. Ishte një eksperiment që duhej evituar.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/rihapja-e-shkollave-kerpaci-qeveria-deshtoi-me-covid-19-familjet-te-shqetesuara-per-sigurine-e-f...