#tvora #rtvoranews
Një projeksion i fundit i The Economist tregoi se popullsia e Shqipërisë do të tkurret me 25% nëse nuk merren masa konkrete në vitet në vijim.
Për sociologun Gëzim Tushi, plakja e popullsisë dhe ulja e lindëshmërisë, është një defiçit demografik për vendin.
Në një lidhje përmes Skype për ?RTV Ora?, Tushi tha se ritmi i plakjes së popullsisë shqiptare, është ndër më të lartat në Evropë.
Gëzim Tushi: ??Plakja e popullsisë dhe ulja e numrit të lindjeve, është një defiçit demografik dhe është një lajm i keq për shoqërinë tonë. Ka 30 vjet, periudha e demokracisë është e shoqëruar me këtë defiçit demografik. Kjo kërkon që të bëjmë një operacion diagnostikues të shkaqeve që kanë determinuar këtë proces të plakjes së popullsisë. Arsyet janë të shumta, por fakti që ne kemi pasur një popullsi të re në moshë, dhe kemi qenë në vitin 1989, vendi me popullsinë më të re, mosha mestare 27 vjeç, dhe për 30 vjet mosha mesatare është rritur me 10 vjet, dhe ka shkuar në 37 vjeç.
Në krahasim me moshën mesatare të Europës e cila është 42 vjeç, duket sikur jemi larg. Por, problemi është shqetësues, sepse ritmi, shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare, është e jashtëzakonshme. Është ndër më të lartat në Europë. Ne që kemi qenë vendi i parë i Europës me popullsi më të re dhe lindshmëri të lartë, tashmë nuk jemi as në 10 vendet e para.?
Sipas tij, ky fenomen po ndodh prej disa faktorëve, ndër të cilat më kryesor janë ato të brendshme.
Sociolohu shpjegon se fakti që tranzicioni është bërë i zgjatur, i bezdisur, ka bërë që një pjesë e të rinjve të largohen. Gjjithashtu, emigracioni është faktori tjetër që po ndikon në plakjen e popullsisë.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/tushi-ritmi-i-plakjes-se-popullsise-nder-me-te-lartat-ne-evrope/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp