Report TV - Maliq, shkrumbohet shtëpia nga zjarri,shkak i flakëve ka qënë oxhaku

2020-11-05 0

Mëngjesin e sotëm në fshatin Vloçisht të Maliqit një banesë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit, fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.

Sipas zonjës së shtëpisë Tefta Mollaymerit, ishte oxhaku i cili ka qënë shkak për përhapjen e flakëve, zjarri është perhapur prej tij dhe me pas është përfshirë nga flakët edhe nje bombël që ndodhej aty afër.Sipas familjarëve, shtëpia ka pasur shumë dëme të materialëve, duke i gjunjëzuar ata të bëjnë thirje për ndihmë .

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit dhe për të normalizuar gjendjen.

"Mu dogjën të gjitha, me televizor, me frigorifer me lavatriçe, të gjitha të rregulluara. Kisha 6 kuintal fasule të gjitha mu dogjën, edhe dora mu është bërë me fshike. Isha vetë në shtëpi bashkëshorti ishte në një vdekje, e njoftuam dhe derisa erdhi ai nga vdekja flaka morri dhe hangarin, nuk kishim asnjë mundësi, falenderoj zjarrfikësen që erdhi në kohë. Janë për të falenderuar. O zot i madh! Vetëm për gjendjen që pashë! Jam shumë e tronditur nuk e di se ç'farë flas. Po gatuaja dhe flaka menjëherë ja bëri "baf", ndoshta nga nxehtësia, kërkojmë ndihmë sepse sapo i kishim bërë të gjitha nga e para. Por gjithsesi falenderojmë zjarrfikësen, sepse e ndaluan menjëherë përhapjen e zjarrit, shumë faleminderit atyre." thotë Tefta Mollaymeri.