E mitura, Enisa Doda kishte shkuar në plazh me pushime me familjen e saj. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, së bashku me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, ata kishin marrë një motor uji me qira. Pas më shumë se 2 orësh, rreth 16:30, në breg ka dalë vetëm 25-vjeçari, duke lënë të mbytur në ujë vajzën.