Report TV - Tiranë, gjendet një foshnje e pajetë në koshin e mbeturinave te zona e Ali Demit

2020-11-05 8

TIRANË- Një foshnje e pajetë është gjetur e hedhur pranë një koshi mbeturinash. Foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe është gjetur nga një person që mbledh kanaçe, në lagjen "Ali Demi" mbrapa marketit të vjetër.

Burime për "Report Tv", bëjnë me dije se bebja ka lindur i vdekur dhe është hedhur në kazanat e mbeturinave. Nuk dihet ende personi apo gruaja që e ka braktisur beben e pajetë.

Foshnja e gjinisë mashkullore është transportuar drejt morgut.

Po kryhen verifikime në maternitetin "Koço Glozheni" për të mësuar lindjet e muajit gusht se kush nga pacientet ka kryer lindje të dështuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e personit që ka hedhur në kosh foshnjën.

Free Traffic Exchange