Viti i ri shkollor/ Ministrja Shahini: Synojmë bankat shkollore, por vendimin e merr Task-Forca

2020-11-05 0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se vendimi për skenarin e fillimit të ri të shkollës do të vendoset nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë.

Nëpërmjet një video-mesazhi Shahini është shprehur se "në momentin e parë që të kemi një orientim nga Task-Forca për Koronavirusin se në çfarë forme do të mund të fillojë ky vit shkollor, ne do t?i bëjmë të gjithë konsultimet e nevojshme me këshillat e prindërve, me sindikatat dhe parlamentin e nxënësve dhe do t?ju informojmë çdo ditë për vendimmarrjen, si dhe për mënyrën se si do të zbatohet plani ynë për fillimin e vitit të ri shkollor?.

"Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri?, është shprehur Znj. Shahini. 

Më tej ajo ka thënë se mësimi në kushte shtëpie është i vështirë, por është i domosdoshëm kur shkollat nuk mund të hapen dot. Ajo u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësuesve që të respektojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.