Report TV -Prezantohet strategjia vjeshtë-dimër për Covid19, MSH: Do të përdoren teknologji të reja

2020-11-05 0

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar strategjinë vjeshtë-dimër, për kontrollin e pandemisë së koronavirusit.

Në deklaratat e tyre, përfaqësuesit e ministrisë deklaruan se do të përdoren teknologji të reja për testimet, të cilat sipas tyre do të jenë mjaft cilësore."Synimi jonë është forcimi i kapaciteteve laboratorike dhe shtimi i numrit të personave që punojnë në këtë laborator. Cilësia e testeve të përdorura nga ISHP është nga më të mirat të përdorura në SHBA, Gjermani e të tjerë. Struktura do të jetë e tillë. që çdo person që ka nevojë të kryejë një test do ta kryejë në kohë reale. Kur themi teknologji të reja flasim në drejtim të përdorimit të të teknologjive që janë gati për të dalë. Po përgatitemi për periudhën e dimrit", deklarojnë përfaqësueset e institucioneve të varura nga Ministria e Shëndetësisë. Vijon...