TIRANË- Në laboratorin privat "Intermedica" gjatë ditës së sotme, pas situatës së krijuar në kufi ka pasur një fuls të madh kërkesash për të bëtë testin COVID. Në një lidhje me "Skype" për Report Tv, titullai i këtij spitali, Vasil Llajo ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur mbi 500 kërkesa, teksa ka sqaruar me detaje se se si mund të lënë takimim e deri te marrja e përgjigje.
"Kontakti me laboratorin pothuajse është i lehtë, mund të futen në sajtin zyrtare për të mbyllë takimet e nevojshme. Laboratori hapet që në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 08:00, por ne orarin mund ta shtyjmë deri 24:00 për të plotësuar numrin e testeve dhe për të përballuar fluksin e madh. Vetëm sot dhe nesër takimet mund të jenë të shtyra pak në kohë, pasi kemi një volum të madh kërkesave që po mundohemi t'i përballojmë. Kërkesat kanë qenë rreth 120, sot mund të kemi kaluar 500 kërkesa. Nuk shkelim standartet që nga marrja e tamponit deri në rezultatin final. Duhet të kemi parasysh që licensimi është bërë për disa kushte speciale që laboratori i ka në Tiranë, po mundohemi të implementojmë dhe disa laboratorë në disa rrethe, nuk duhet të bëhemi viktimë e masivizimi, jo në çdo pikë mund të kthehet për marrjen e testit. Nuk ngutemi për të bërë reklamë, e as të bëjmë njoftim që i përballojmë flukset e mëdha, që të jemi shumë të besueshme, kemi njoftuar pikat kufitare për mënyrën e dhënies së përgjigjes, që të ketë element siguri dhe në përgjigjen tonë do të jetë QR që mund të skanohet përgjigja. Ky është elementi maksimal i sigurisë, që nuk mund të falsifikohen përgjigjet tona", tha Llajo.