#tvora #rtvoranews
Pas disa ditësh ku situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitej tepër e rënduar, më në fund u arrit marrëveshja me palën greke, ku dogana do të jetë e hapur gjatë gjithë natës së sotme.
Por, për ish-deputetin e PD Roland Bejko, qeveria është e papërgjegjshme për të siguruar tamponë për Covid-19.
I ftuar në ?Ora News?, Bejko tha se qytetarët nxituan të largohen në Greqi që të mos karantinohen, pasi nuk besimi që ata kanë në gjithçka që ka të bëjë me mjekësinë shqiptare është zero.
Roland Bejko: ?Qytetarët shqiptarë nuk janë pa përgjegjësi në këtë rast, por secili mendon se është vetëm ai, ose janë një pakicë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë ku t?i kryejnë këto tampone, sepse në Shqipëri ka persona që kanë simptoma të sëmundjes, por nuk mundësi ku ta bëjnë testin. Qeveria shqiptare është e papërgatitur për të pasur një numër të madh tamponesh, të mjaftueshme për ta realizuar qytetarët shqiptarë këtë praktikë. Besimi që kanë shqiptarët në gjithçka që ka të bëjë me mjekësinë shqiptare është zero, ndaj dhe ata nxituan për tu larguar dhe për të shpëtuar nga afati i vendosur nga qeveria greke.?
Sipas tij, qeveria shqiptare po piqet në diell, dhe ka lënë në rënie të lirë fatin e qytetarëve, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/bejko-qeveria-po-piqet-ne-diell-shqiptaret-nuk-kane-ku-bejne-tamponin-ndaj-nxituan-per-ne-greqi/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv