Top News - Ish kryeministri Prodi/ Italia duhet të shohë nga Shqipëria

2020-11-05 1

Romano Prodi, ish kryetar I Komisionit Europian dhe ish kryeministër I Italisë I ka tërhequr vëmendjen qeverisë italiane për të qenë më aktive në politikën e saj diplomatike me Shqipërinë. Në një koment të publikuar në të përditshmen italiane Il Messaggero, Romano Prodi, thekson se vendet Europiane në përgjithësi duhet të jenë më pranë zonave jugore të Europës për t?i mbështetur ato dhe për ta illustruar këtë ide të tij ai ka dhënë shembullin e Shqipërisë

?Midis këtyre, unë mendoj se nevoja për vëmendje më e madhe eshte për Shqipërinë. Pasi Italia, me misionin Alba në 1997, kontribuoi fuqimisht në qetësimin e Shqipërisë dhe afrimin e saj me demokracitë perëndimore, të dy vendet janë integruar fuqishëm me njëra-tjetrën?, thekson ish-kryeministri i Italisë në atë periudhë të vështirë për Shqipërinë.
Pasi thekson se se shtatëqind mijë shqiptarë jetojnë në Itali dhe se dyqind mijë prej tyre madje kanë shtetësi të dyshtë, Prodi nënvizon se këto janë marrëdhënie njerëzore me rëndësi unike. Gjithashtu ai ndalet edhe tek intesiteti I marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, por duke këmbëngulur në aspektin njerëzor

?Të dhënat për intensitetin e marrëdhënieve tona nuk ndalen në aspektin ekonomik: shumë ministra, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, flasin italisht dhe njohuritë e gjuhës sonë janë akoma të përhapura, edhe nëse gradualisht ka humbur terren përballë anglishtes , tani mbizotërues në grupmoshat më të reja?.

Prodi nënvizon edhe bashkëpunimin e mirë midis organeve ligjzbatuese të Italisë e Shqipërisë, sidomos në luftën ndaj trafikut të narkotikëve, por ai sërish I mëshon faktorit njerëzor e atij kulturor, ku vëren se tashmë Italia ka humbur terren që po fitohet dalë nga dalë nga Turqia
?Edhe pse jo akoma me të njëjtin intensitet si në vendet e tjera të Ballkanit, prania turke po rritet në të gjitha fushat, nga punimet publike në kulturë, nga sektori ushtarak në një depërtim gjithnjë e më të thellë në fushën fetare, përmes mbështetjes për një rrjet kapilar i xhamive. Një prani e forcuar nga miqësia midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Rama, i cili është gjithnjë e më i vëmendshëm për zgjedhjet politike të kolegut të tij?, thekson Prodi, I cili vëren se edhe Rusia dhe Gjermania gjithashtu po rritin ndikimin e tyre dhe Kina po shikon gjithçka me vëmendje në rritje.
Duke përmendur qëndrimin e Francës që kundërshtoi fillimin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian Prodi shprehet se: ? Do të ishte e përshtatshme që Italia të kundërshtonte këtë qëndrim francez me vendosmëri më të madhe dhe besoj se është në interesin tonë t?i kushtojmë shumë më tepër vëmendje vendit tonë fqinj, në mënyrë që të vazhdojmë marrëdhëniet e së kaluarës dhe të forcojmë efektivitetin e tyre me një strategji në mbarë vendin?,
Ish-kreu I qeverisë italiane nënvizon se Italia duhet të rrisë praninë e saj nga fusha kulturore dhe gjuhësore e deri në ato ushtarake.

?Një marrëdhënie më e fortë midis Italisë dhe Shqipërisë sigurish...

Free Traffic Exchange