#tvora #rtvoranews
Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e rënduar teksa në 24 orët e fundit u shënuan 6 viktima dhe 143 raste të reja.
Në një lidhje me Skype për Ora News, mjekja e familjes Elisabeta Musta, tha se puna e tyre është vështirësuar me rritjen e rasteve, dhe se ka njerëz të cilët nuk e pranojnë faktin se mund të jenë infektuar.
Elisabeta Musta: ?Puna është vështirësuar sepse është rritur fluksi i pacientëve që vijnë te mjeku i familjes, qoftë edhe për një konsultë. Ka njerëz që nuk e pranojnë që mund janë me Covid-19, ai paraqitet me temperaturë, kur ne i themi që mund të jetë dhe kjo, thotë jo unë nuk e kam, paraqet një sjellje mohuese. Ku e gjeta unë virusin? Normalisht që është vështirësuar puna e mjekut të familjes.?
Musta u shpreh në fillimin e pandemisë, roli i tyre ishte inekzistent, por me lehtësimin e masave dhe rritjes së rasteve, shumë persona filluan të shkojnë te mjeku i familjes.
Elisabeta Musta: ?Në fillimin e pandemisë roli i mjekut të familjes ishte puthuajse inekzistent, pasi kishte raste të pakta, njerëzit ishin të izoluar, dhe trajtoheshin nga urgjenca kombëtare ose në spitali infektiv. Me heqjen e masave të gjendjes së jashtëzakonshme, njerëzit filluan të vinin te mjeku i familjes, te mjekët e tyre të besuar, për tu vizituar qoftë për një temperaturë, ose për shenja të frymëmarrjes, që janë simptoma të Covid-19.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/musta-puna-e-mjekut-te-familjes-eshte-veshtiresuar-ka-persona-qe-nuk-pranojne-se-mund-te-jene-infektuar-me-covid/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv