Ora News - Xhixho: Askush nga shteti nuk ka ardhur për ndihmë në Kakavijë

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews



Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho u shpreh se në Kakavijë radha ka shkuar disa kilometra, ndërsa shteti nuk ka shkuar t?i ndihmojë qytetarët.

Për Xhixhon, testimet në Kakavijë duhet të bëhen falas dhe shtoi se nuk është parë ministri i Diasporës për këtë situatë.

Erisa Xhixho: Radha në Kakavijë ka arritur në kilometra dhe në kushtet e pandemisë. Qytetarët nuk ka askush që t?i ndihmojnë nga shteti. Ndërkohë ministri i Jashtëm nuk ka denjuar as të të hapë telefonin. Ndërsa në Kakavijë ka fëmijë, të moshuar dhe njerëz të sëmurë, por s?ka pasur njëri që t?u vinte në ndihmë. Testimet duhet të ishin falas edhe nga pala shqiptare dhe duhet të kishte një bashkëpunim mes të dyjave vendeve për testimeve. Nga ana tjetër nuk kam parë se ku ishte ministri i Diasporës. Ne nuk bëjmë teste në vendin tonë, por pandemia përballohet në mënyrë spontante. Tani u kërkohet edhe të paguajnë për testin që shkon diku te 120 euro. E njëjta situatë është edhe në Kapshticë dhe është për të ardhur keq që nuk ka një reagim nga shteti.

Xhixho tha se kjo situatë në kufi pritej, por sipas saj situata ka pasur një neglizhencë nga autoritetet shtetërore.

Erisa Xhixho: Kjo situatë pritej që ka ndodhur edhe më parë dhe se pala shqiptare ka qenë e njoftuar. Por unë shoh një neglizhencë nga autoritetet shqiptare në raport me këtë situatë. Qeveria duhet t?u vijë njerëzve me ekipe shëndetësore, me ujë dhe me ushqime. Të komunikohet me palën greke se si mund të shtohen testet. Është një detyrim i qeverisë tonë që të kryhen testime nga pala shqiptare, por qeveri nuk po kryen testime ndaj familjarëve dhe kontakteve të të prekurve.

Xhixho shtoi se ndërhyrja është e vonuar dhe falë mediatizimit të çështjet ka pasur një reagim.

Erisa Xhixho: Kjo qeveri është e papërgjegjshme dhe e pavullnetshme për të përballuar këtë situatë. Kriza e përgjithshme tregon se qeveria ka dështuar në përballimin e pandemisë. Ndërhyrja është e vonuar dhe falë mediatizimit të çështjet ka pasur reagim. Kam parë gazetarë që mundoheshin të lidheshin me ministrin e Jashtëm Cakaj dhe nuk arrinin dot të lidheshin se kishte fikur telefonin. Ndërkohë as kryeministri nuk ka reaguar për situatën kur kërkohet një ndërhyrje emergjente në Kakavijë dhe Kapshticë.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/xhixho-askush-nga-shteti-nuk-ka-ardhur-per-ndihme-ne-kakavije-ministri-i-jashtem-dhe-diaspores-nuk-jane-pare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange