#tvora #rtvoranews
Për ekspertin e ekonomisë, Vjodli Danaj, vendi ynë këto 3-4 vitet e fundit ka qenë në një krizë ekonomike, ndërsa pandemia e ka përkeqësuar situatën.
Në një intervistë për Ora News ai tha se turizmi ka pësuar goditje nga pandemia dhe se investitorët kërkojnë një stabilitet politik për të investuar në vendin tonë.
Vjodli Danaj: Këto 3-4 vitet e fundit kemi qenë në një krizë e ekonomike, ndërsa virusi e ka përkeqësuar këtë situatë, pasi kemi pasur rritje papunësie dhe mbyllje biznesesh. Konsumi gjatë muajve të pandemisë ishte i sforcuar. Ndërsa në muaj që pasuan kishte një rënie të blerjeve. Kriza kemi pasur edhe në sektorin e turizmit dhe atë të bujqësisë. Agjencitë e turizmit kanë raportuar 40% ulje në prenotime, por ky ndikim është shumë më i madh, pasi me prenotimet lidhen shuam procese të tjera dhe besoj se kjo shifër përkthehet në më shumë se 40%.
Virusi është një probleme global, por veni ynë me brishtësinë që ka dhe mungesën e konsolidimit në ekonomike, goditet më shumë se vendet e tjera të rajonit. Ndërsa faktori politik është faktori kryesor që thith investimet e huaj, duke krijuar një stabilitet politik. Nëse ky stabilitet mungon, investitori nuk e ke të sigurt për të ardhur, sepse nuk ka siguri për ligjet fiskale dhe nuk është i sigurt që ato nuk do të ndryshohen në ardhjen e qeverisë tjetër.
Lidhur me borxhin publik, Danaj tha se nëse borxhi i kalon 90% atëherë vendi ynë do të shkojë në një recesion.
Vjodli Danaj: Ne probleme ekonomik kemi edhe borxhin që është rritur në 80-% të PBB-së, që në fakt është borxhi i deklaruar. Por në borxhin publik futen edhe zëra të tjera. Ne kemi një borxh të fshehur me PPP-të. Ky është një borxh i fshehur, sepse i premtohet privatit që nëse nuk arrin dot xhiron, atëherë shteti do t?i paguajë një përqindje. Nëse borxhi është më shumë se 80% dhe i kalon 90% atëherë vendi ynë do të përballet me një krizë shumë të madhe. Ne rrezikojmë të shkojmë në një recension. Ne do të bëjmë pikë pas, mund të shkojmë në -4% të rritjes së papunësisë. Shteti pastaj do të jetë i detyruar që të marrë sërish borxh me interesa shumë të larta.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/danaj-ekonomia-eshte-goditur-nga-pandemia-nese-borxhi-kalon-90-vendi-do-te-kaloje-ne-recesion/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp