Boçi: Sekuestro ndaj TV Ora akt me ngjyrim politik, Rama ka trafikuar ikona, pse nuk hapet hetimi

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi u shpreh se masa administrative ndaj TV Ora nuk kishte nevojë për RENEA-n.

Ai tha se një akt i tillë ka ngjyrimin e një goditje politikë në mënyrë se si u trajtuan nga qeveria Rama.

Luçiano Boçi: Një sekuestro është një masë administrative dhe nuk ka nevojë që të vijë RENEA në një TV, por duket që ka një lidhje politike që të çon në kryeministri. Kështu u sekuestrua edhe Agon Channel dhe tani duhet të paguajmë pronarit 110 milionë euro. Qeveria Rama në prag të largimit, duke i hequr pjesën e dyshimit, ky akt kanë një ngjyrim e goditjes së media për mënyrë se si u trajtua. Në rastin e parë ishte paralajmërim që media e tjera të viheshin nën shërbim të qeverisë dhe goditja e tanishme ka të bëjë me momentin e rënies, pasi do që të ketë aleat median, duke gjetur një moment delikat parazgjedhjeve.

Për Boçin ka akuza konkrete për vetë kryeministrin i cili është akuzuar si trafikant ikonash dhe për këtë çështje duhet të hapen hetimet.

Luçiano Boçi: Një veprim i tillë është për të ardhur keq që vjen nga një institucion që duhet të ketë një gradë shumë të lartë serioziteti. Në vendin tonë ka shumë çështje të nxehta, për të cilat nuk po veprohet, si në rastin e koncesioneve, spitalet, apo çështje të tjera të rrugëve të florinjta. Sot kemi akuza konkrete për vetë kryeministrin i cili është akuzuar si trafikant ikonash. Lapsuset e kryeministrit e kanë bërë që të pranojë se ka pasur një arrestim në Itali dhe Gjermani. Nëse kupola e qeverisë ka dënime të tilla, pse nuk hapet një hetim, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto diferenca tregojnë se ka selektivitet.


Boçi tha se domosdoshmëria për ta larguar këtë qeveri, është jetike për të jetuar në një të ardhme me parametra normale.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/boci-sekuestro-ndaj-tv-ora-akt-me-ngjyrim-politik-rama-ka-trafikuar-ikona-pse-nuk-hapet-hetimi-per-te/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv