Tuneli i rrugës Delvinë-Kardhiq do të përfundojë 12 muaj para afatit! Ky ishte premtimi i dhënë nga përfaqësuesit e firmës në prezencë të kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës gjatë inspektimeve të punimeve.
"Domethënë në shtatorin-tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike. Do të lidhë aksin e ri Delvinë-Kardhiq, ku po punohet intensivisht për përfundimin brenda vitit të ardhshëm të krejt kësaj vepre të shumëpritur e të stërpremtuar për dekada me radhë, duke realizuar një lidhje të bukur e të shpejtë mes Sarandës e Gjirokastrës, që parashihet t'i japë një hov të ri turizmit, ekonomisë, punësimit", tha kryeministri Edi Rama.