#tvora #rtvoranews
Sektori i turizmit, kryesisht ai bregdetar, po përjeton ditët e tij më të zeza. Flora Xhemani Baba, eksperte e turizmit, thotë se situata aktuale e turizmit në gjithë bregdetin shqiptar është më poshtë sesa parashikimet më pesimiste që kishin bërë një pjesë e mirë e ekspertëve të turizmit, ekonomisë dhe aktorë të ndryshëm.
Këtë konkluzion ajo e mbështet në shifra.
Flora Xhemani Baba:Nëse vjet ka korrur rreth 2 miliard euro, të ardhurat aktuale sivjet nuk janë as 500 milion euro dhe mendojmë se do të mbyllen në këto shifra.
Goditjen kryesore turizmi e mori nga mungesa e turistëve të huaj, teksa muaji gusht shihet si shpresa e fundit nga hotelet e vijës së parë për të mbushur sadopak gropën e madhe të borxheve dhe shpenzimeve.
Flora Xhemani Baba: Turizmin e penalizoi mungesa e turistëve të huaj, mungesa e turistëve në charter që vjet kanë qenë 300-400 mijë, sivjet do të jemi në stadin e 40-50 mijë.Mungon totalisht turizmi kulturor duke bërë që të dështojë krejtësisht sezoni turistik në Krujë, në Shkodër, në Berat, në Gjirokastër, me lëvizje të vogla në Sarandë. Nuk është as 5%. Nëse flasim me shifra dhe jo me fluks, është edhe mungesa e të ardhurave financiare.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/turizmi-ne-pikiate-ekspertja-biznesi-ka-nevoje-te-mos-paguaje-qeveria-duhet-te-ngrije-per-1-vit-detyrimet/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp