6 te vdekur dhe 136 te infektuar ne 24 ore

2020-11-05 0

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19, ku 136 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid-19.

?Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 8 në Patos, 7 në Vlorë, 6 në Kavajë, nga 4 raste Kuçovë, Fier, nga 2 raste Berat, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, nga 1 rast Durrës, Mirditë, Mat, Roskovec, Malësi e Madhe, Peqin, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3342, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë mbi 1 mijë persona aktivë me Covid19, që janë në banesë? .

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

6 pacientë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me Covid në këto 24 orë.

?Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë artisti 53 vjeçar nga Tirana. Gjithashtu dy spitalet Covid, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 61 vjeçar nga Tirana, një 62 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 77 vjeçar nga Pogradeci, një 87 vjeçare nga Shkodra?./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange