#tvora #rtvoranews
Piramida e Tiranës e cilësuar si një nga pikat më atraktive të kryeqytetit, prej vitesh është lënë në harresë.
Pas kalimit të këtij objekti në pronësi të Bashkisë së Tiranës në vitin 2016 sigurisht nuk munguan premtimet e shumta.
Veliaj: Kjo do të jetë hera e fundit që ne takohemi tek piramida në këtë gjendje. Bashkia ka një projekt ambicioz për t?ja rikthyer këtë qytetarëve të Tiranës e për ta bërë të aksesueshme për aktivitete të ndryshme.
E njëjta gjë ndodhi dhe një vit më pas ku u premtua buxhetimi i saj dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u përjashtua nga lista e zonave të mbrojtura.
Veliaj: Prona më e shtrenjtë e Tiranës, Piramida është si një karkasë në mes të kryeqytetit. Aty na lindi ideja për ta rikonstruktojmë.
Në vitin 2018 u nënshkrua marrëveshja me fondin shqiptaro-amerikan të zhvillimit për ta kthyer atë në një qendër multifunksionale.
Por edhe viti 2019 e gjeti sërish objektin e Piramidës vetëm në prezantimet e kryebashkiakut
Gjendja e saj shkoi drejt degradimit nga viti në vit. Pllakat e mermerta të fasadës të vendosura që nga koha e Enver Hoxhës tashmë janë hequr.
Bari ka mbirë gjithandej ndërsa këmbana e paqes nuk dihet më se për çfarë shërben.
Pas 4 vitesh premtime rezulton se Bashkia e Tiranës ka hapur garën për tenderin me objekt rijetësimin e Piramidës Tiranë me një fond limit prej 1.7 mld lekësh.
Të gjitha kompanitë e interesuara kanë afat deri më 2 shtator për të dorëzuar ofertat e tyre dhe punimet pritet të zgjasin për dy vite.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/pramida-premtimi-i-harruar-veliaj-premtoi-ne-vitin-2016-rikonstruktimin-por-eshte-ende-e-rrenuar/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp