Ora News - Turizmi humbet shpresën, operatorët: Çdo ditë ka më pak turistë

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews

Muaji gusht i cilësuar si muaji i shpresës nga operatorët turistikë të Vlorës nuk ka sjellë efektin e shumëpritur.

Pas pandemisë, kushtet jo të favorshme atmosferikë janë një goditje tjetër që i është dhënë këtij sektori.

?Kjo ndodhi për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Gjithashtu edhe kushtet atmosferike nuk kanë qenë të qëndrueshme gjatë javës?.

Të gjendur para një situate të vështirë kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me një paketë tjetër mbështetëse si dhe lejimin e muzikës pas orës 20.

?Dua një ndihmë për sektorin e turizmit pasi po shohim se jemi drejt fundit?.

Të ardhmen e shohin me pesimizëm pasi afër shohin dhe falimentin.

?Nëse situata vijon kështu, jo vetëm kostot por edhe fuqinë punëtore nuk do mundemi ta përballojmë dot?.

Rënia e numrit të pushuesve ka rënë në sy edhe tek pushuesit të cilët shprehen se qyteti bregdetar ofron pushimet e duhura.

?Prisja më shumë turistë, qoftë shqiptarë dhe të huaj?.

Ndonëse më të paktë në numër, turistët shprehen se do t?ia rekomandonin Vlorën edhe miqve të tyre.

Sipas statistikave në Vlorë prenotimet e fundjavës arrijnë maksimumi 50 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërsa ditët e tjera të javës ato nuk e kalojnë kuotën e 20 për qind.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/turizmi-humbet-shpresen-operatoret-cdo-dite-ka-me-pak-turiste/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp