Top News - Ish mbreti i Spanjës/ ’Zbarkon’ në emiratet e bashkuara

2020-11-05 1

Ish mbreti spanjoll, huan karlos, raportohet se ka udhëtuar drejt emirateve të bashkuara arabe pasi la vendin e tij në mesin e një hetimi për korrupsion. Një foto e publikuar nga një grup mediatik spanjoll, NIUS, duket se tregon ish monarkun që mbërrin në abu dhabi.
Huan Karlos e bëri njoftimin tronditës të hënën. Ai mohon të ketë vepruar gabim dhe tha se do të jetë i disponueshëm nëse prokurorët do të kenë nevojë ta marrin atë në pyetje.
Largimi i tij ka ndezur një debat të gjerë në spanjë për monarkinë dhe spekulimet se ku ish mbreti ka shkuar. Raportet lokale thanë fillimisht se ai kishte udhëtuar drejt republikës domenikane në karaibe ose në portugalinë fqinje. Por tani ka raporte se huan karols po qëndron në një kat të tërë në hotelin emirates palace me pesë yje në abu dhabi. Ish mbreti ka qenë i afërt me princin e kurorës në abu dhabi, mohammed bin zayed al nahyan. Pavarësisht se vendndodhja e tij është ende e pakonfirmuar, familja mbretërore spanjolle dhe qeveria deri më tani kanë mohuar të bëjnë komente për destinacionin e tij. Huan karlos abdikoi në 2014 pas rreth 40 vitesh në fuqi dhe ia dorëzoi pushtetin djalit të tij, felipe. Vendimi i tij për të hequr dorë nga froni erdhi pas një hetimi për korrupsion në të cilin u përfshi bashkëshorti i vajzës së tij dhe një udhëtim i polemizuar për gjueti elefantësh në të cilin monarku kish marrë pjesë gjatë krizës financiare në spanjë. Sidoqoftë polemikat nuk u ndalën këtu. Në qershor të këtij viti, gjykata supreme e spanjës nisi një hetim për përfshirjen e mundshme të tij në një kontratë trenash të shpejtësisë së lartë në arabinë saudite pasi ish mbreti humbi imunitetin nga përdnjekja pas abdikimit të tij.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HuanKarlos#Spain#TopChannel

Free Traffic Exchange