Ora News - Sulmi përpara hotelit në Tushemisht, arrestohet një nga autorët e dyshuar

2020-11-05 0

#tvora #rtvoranews

Një nga autorët e dyshuar të sulmit me armë zjarri ndaj një hoteli në Tushemisht, Pogradec mëngjesin e djeshëm (8 gusht) u arrestua nga policia.

Policia arrestoi shtetasin Maringlen Topuzin, 34 vjeç banues në fshatin Buçimas, Pogradec i cili ka qenë i dënuar më parë për shkatërrim të pronës me zjarr.

Mësohet se ai ka qenë i dënuar me burg edhe më herët për djegien e makinës së djalit të pronarit, Jetmir Muçllari. Ai bëri 8 muaj bur dhe është liruar vetëm pak kohë më parë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të tjerë me iniciale I. B., 52 vjeç, banues në Tiranë, M. B., 34 vjeç dhe B. S., 28 vjeç të dy banues në Pogradec.

Sekuestrohen 1 mjet motor, 2 skafandra të përdorura nga autorët, municion luftarak, pamje filmike dhe prova balistike.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e dy ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020, si edhe mëngjesin e djeshëm, pranë një hoteli në fshatin Tushemisht, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit me iniciale M. T., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec (i dënuar më parë për veprën penale ?Shkatërrimi i pronës me zjarr?) ? njofton policia.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, saktësisht rreth orës 04:40 minuta ku disa persona qëlluan me kallashnikov drejt hotelit Voloreka në Tushemisht.

Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar por kishte vetëm dëme materiale.

Nga dëshmitë e siguruara njëri prej personave i ka vendosur kallashnikovin në kokë rojes i cili kur kishte pikasur autorët kishte bërtitur.

Kamerat e sigurisë kanë fokusuar njërin prej autorëve me kallashinkov në dorë dhe maskë në kokë për të mos u idenfikuar.

Mësohet se edhe më herët ata kanë tentuar një atentat të tillë në Tushemisht, konkretisht më datë 1 gusht.

Dy autorët me maska në motor i janë afruar hotelit. Më pas njëri ka zbritur me qëllim që të qëllojë por nuk ka funksionuar automatiku dhe autorët janë larguar duke djegur në fshat motorin.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale ?Kanosja?, ?Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera?, ?Prishja e qetësisë publike?, ?Armëmbajtja pa leje?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/sulmi-perpara-hotelit-ne-tushemisht-arrestohet-nje-nga-autoret-e-dyshuar/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp