#tvora #rtvoranews
Gjatë periudhës së izolimit të vendit për shkak të pandemisë, niveli i kriminalitetit në vend u reduktua ndjeshëm. Por duket se pas hapjes, kemi pasur rritje të vrasjeve dhe atentateve ku është evidentuar dhe shtimi i krimit në familje.
Për sociologun Gëzim Tushi këto lidhen me dy fakte, mungesën e edukimit nga familja apo institucionet e posaçme si dhe mosfunksionimin e institucioneve të shtetit.
Në një intervistë për Ora News thotë se institucionet edukative e kanë humbur roli edukues dhe shkollat përqëndrohen më shumë në hartimin e kurrikulave mësimore.
Tushi: Këto informacione që keni shpalosur në kronika tregojnë qartë që shoqëria shqiptare ka pësuar dëmtime. Janë disa fenomene që tregojnë se funksionimi i shtetit shqiptar nuk është i mirë. Këto sjellje patologjike kanë ardhur duke agravuar. Kjo lidhet dhe me mungesën dhe dobësimin e disa institucioneve që kanë vlerë të rëndësishme në edukimin e qytetarëve dhe njeriut. Duke filluar që nga familja, shkolla e institucionet sociale, fetare e media. Të gjitha duket se kanë dalë nga shtrati normal. Kjo lidhet dhe me një situatë të amullt të shtetit dhe me zbatimin e ligjit. Kjo ndodh dhe për shkak të reformave me ritme të ngadalta që po ndërmerr qeveria.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/krimi-ne-familje-sociologu-mungese-edukimi-ne-familje-dhe-ne-shkolle-mos-funksionim-i-drejtesise/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp