Udhëtim në 2100 metra lartësi/ Në Majën e Vajushës në kufi me Malin e Zi

2020-11-05 0

Në bjeshkët e Kelmendit, në kufi me Malin e Zi, gjendet një nga zonat më të mrekullueshme të Shqipërisë, siç është maja e Vajushës.

Për ta eksploruar duhet të ecësh për rreth 2 orë e gjysmë në këmbë nga Lëpusha mes për mes bjeshkëve.

Pas një udhëtimi tepër të veçantë duke përshkuar male, fusha dhe lëndina dhe duke shijuar ajrin e pastër dhe ujin e ftohtë të burimeve të shumta të kësaj zone, arrin në nivelin 2100 metër mbi nivelin e detit, në Majën e Vajushës dhe pastaj kjo është pamja që të shfaqet.

Kjo pjesë e alpeve shqiptare nga ku nisin edhe Bjeshkët e Namuna, është shume pak e eksploruar dhe thuajse e panjohur për Shqiptarët, prandaj të rinjtë bëjnë apel që ne t?i vizitojmë këto bukuri.

Këtu pas meje shtrihet Mali i Zi dhe ndër vite këto territore kanë qenë shume të lakmuara për ta, por falë qëndresës historike të banorëve të Kelmendit, Lëpusha është sërish pjesë e territorit shqiptar dhe ne mund t?i shijojmë këto bukuri.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MajaVajushes#Hiking#TopChannel