Tirana në letërsi/ Në qendër të romanit “Metamorfoza e një kryeqyteti”

2020-11-05 5

Tirana bën 100 vjet si kryeqytet, por çfarë është specifika e një kryeqyteti në përgjithësi dhe e Tiranës në veçanti?


Sa brumë ka ky kryeqytet për të frymëzuar artistë dhe arte të ndryshme. Nisur nga romani i fundit i shkrimtarit Ylljet Aliçka ?Metamorfoza e një kryeqyteti? edhe unë u ngacmova për ta lidhur letërsinë e tij më atë të qytetit.

Mendoni si Tirana mund të jetë subjekt letrar, dhe çfarë ka të veçantë?

?Unë mendoj që shumë. Është qytet shumë dinamik, në sens pozitiv dhe negativ. Këtu evoluojnë vlerat si në drejtim të zhvillimit, qoftë edhe në antivlera. Por kjo duhet të jetë edhe objekti kryesor i çdo lloj arti, qoftë piktura dhe qoftë letërsia dhe unë në rastin tim këtë kam. Tirana po ta kesh mendjen është qytet shumë interesant, me shumë provokime, në të gjitha aspektet e jetës. Unë nuk njoh Bukureshtin, nuk njoh Beogradin, por njoh Tiranën. Mendoj që krahas tipareve te përgjithshme të kalimit nga një diktaturë në një tranzicion demokratik, çdo qytet ka specifikën e saj. Dhe Tirana e ka këtë specifikë?, shprehet Aliçka.

Çfarë është Tirana për ju?

?Tiranën unë e dua! Unë kam lindur ne mëhallat tipike tiranase dhe më mungon herë pas here kur jam i mërzitur marr biçikletën dhe shkoj nëpër ato mëhalla. Kanë mbetur, me vështirësi, po kanë mbetur.?

Ju më përmendët kujtesën. Sa e lidhur është kujtesa me letërsinë dhe sa i shërbejnë njëra-tjetrës?

?Kam përshtypjen qe sublimes i ka kaluar koha dhe unë si preferencë kam përditshmërinë. Përditshmërinë e një njeriu qoftë në komunizëm dhe po të njëjtit në kohën e sotme.?

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YlljetAliçka#TopChannel