Në pikën kufitare të Morinës, kjo fundjavë, ka nisur me më pak fluks automjetesh dhe qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar. Numri i tyre që kaluan doganën e Morinit, mëmgjesin e kësaj të shtune ishte më i vogël se sa fundjava e kaluar. Kjo, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe situatës me koronavirus, me rritje të të infektuarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Të pyetur se kush po e përhap më shumë virusin Covid19, Kosova apo Shqipëria, qytetarët e Kosovës shprehen se janë të paqartë se nga cila palë po përhapet virusi, por po përpiqen të respektojnë masat anti-covid.
?Për pushime në Velipojë. Do rrimë 7 ditë aty dhe pastaj në të tjera vende vizitë?, tha një pushues.
?Në Shëngjin. Një javë do të rrimë maksimumi. Covid ka tek ne më shumë?, u shpreh një shqiptar i Kosovës.
?Deri në Shkodër, për vizitë. Do të kthehem në mbrëmje?, tregoi një tjetër.
?Po shkojmë në Shëngjin. Tre ditë do të rrimë. Situata me Covid e keqe është. Le të përfundoje ky virus se na ka ardhur në maje të hundës?, tha një tjetër.
Sakaq, pavarësisht rënies së lehtë të fluksit në orët e para të mëngjesit u krijuan kolona të gjata në doganën e Morinës. Policia kufitare punoi me gjashtë sportele e procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë, personeli kosovar mjekësor është larguar nga Vërmica, dhe tashmë nuk kryhen kontrolle mjekësore, matje e temperaturës, as në hyrje të Kosovës.