Elbasan/ Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë, u qëllua 27 herë me thikë! Kapen 2 autorët

2020-11-05 0

Zbardhet vrasja e Regis Runajt në Elbasan, ku janë arrestuar 2 autorët që bën ekzekutimin e tij. 23-vjeçari ka konsumuar lëndë narkotike me dy autorët, vrasës me pagesë, përpara se të vritej me tikë pas shpine nga ato.

Për vrasjen u arrestuan Xhuljano Hoxha, 29 vjeç dhe Euglen Halili, 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, autorë të vrasjes së Regis Runaj, me thikë, por edhe të përfshirë në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit më 20 korrik, ku po të paguar nga persona të tretë kanë monitoruar të gjitha lëvizjet e Ramazanit.

Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin. Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, në biznesin e të cilëve u gjet arma e ekzekutimit të Ramazanit i njohur edhe me nofkën "Rramani".

Dy autorët e vrasjes së Regis Runaj janë arrestuar mëngjesin e sotëm gjatë operacionit të koduar ?Shkumbini?,  të policisë Elbasan, në bashkëpunim me FNSH dhe RENEA-n.

Si ndodhi ngjarja: Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.