Akuza e qytetarit ndaj politikanëve në këto 30 vite: Ku i kanë gjetur paratë që kanë vënë pasuri?

2020-11-05 1

Politikanët në Shqipëri në 30 vite janë pasuruar në mënyrë të frikshme. Është kjo akuza që një qytetar drejtoi sot në emisionin e mëngjesit ?Shtypi i ditës dhe Ju? ndaj disa prej krerëve të lartë të politikës në vend duke denoncuar sipas tij korrupsionin dhe vjedhjen që është bërë në këto tre dekada gjatë kohës që kanë qenë në pushtet. SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë kryer këto abuzime ishte një ndër kërkesat e tij.