Tiranë, alkool, shpejtësi, gara në fundjavë, policia ndëshkon 27 shofer në pak orë kontroll

2020-11-05 0

Në pak orë kontroll në akset kryesore hyrëse të kryeqytetit policia rrugore ka ndëshkuar 27 drejtues mjetesh të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe kanë rrezikuar jetën e qytetarëve.

15 prej shoferëve të ndëshkuar janë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara deri në 150 km/h kur tabela kufizon maksimumi 90.

Ndërsa tetë të tjerë janë kapur në gjendje të dehur dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke u bërë shkak edhe për aksidentet.

Katër drejtues të tjerë janë ndëshkuar me nga 40 mijë lekë gjobë pasi në sheshin Nënë Tereza pranë Korpusit e kanë kthyer atë në pistë garash dhe drift dhe pse kjo gjë është e ndaluar.