" /> <"/>
Dy persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të hotelit "Voloreka" në Tushemisht.
Burime bëjnë me dije se 100 plumba janë qëlluar në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze. Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari.
Sipas informacioneve, kriminelët kanë qëlluar edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.
Ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.