Report TV -Menaxhimi me PPP i parkut Kombëtar të Butrintit, hyn në fuqi dokumenti

2020-11-05 12

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar tetë muaj pas prezantimit të draftit, ?Planin e menaxhimit të integruar për Parkun Kombëtar të Butrintit?, që për dhjetë vjet menaxhohet nga një Fondacion i ri, i krijuar sipas ligjit të trashëgimisë kulturore. Ky dokument ka hyrë në fuqi, duke u botuar edhe në fletoren zyrtare, në mbështetje të kushtetutës edhe të ligjit për ?Trashëgiminë kulturore edhe muzetë?, pas diskutimeve të shumta nga specialistët e trashëgimisë.

Referuar ?Ligjit të Trashëgimisë Kulturore?, neni 172 përcakton se, Fondacionet e posaçme të trashëgimisë kulturore, kanë si qëllim "Administrimin e pasurive të trashëgimisë kulturore, mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin, vlerësimin e pasurive kulturore dhe dhënien në përdorim të drejtpërdrejtë, në mënyrë joshteruese, qoftë veç e veç. Ndërkohë, para disa muajsh ky plan menaxhimi u miratua edhe nga Këshilli Kombëtar i trashëgimisë, ku sipas drejtuesit të Institut të Arkeologjisë Luan Përzhita janë reflektuar të gjitha pikat e diskutuara nga specialistët e trashëgimisë mbi kërkimet shkencore, asestet dhe laboratorët apo edhe hapësirat e tjera, që kanë të bëjnë me ekspeditat arkeologjike.

Free Traffic Exchange