50 infermierë të rinj i bashkohen stafit mjekësor të spitalit Covid2 ?Shefqet Ndroqi? në luftë kundër Covid19.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj në spitalin COVID2, duke theksuar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.
?Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit ?Shefqet Ndroqi? janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2?, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.
Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.
?Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t?i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit?, tha ministrja.
Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.
?Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve?, tha Manastirliu.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OgertaManastirliu#ShefqetNdroqi#TopChannel