I lënë në mëshirë të fatit, pas konflikteve shumëvjeçare për pronësinë dhe në fund kalimit të saj të Emiljano Shullazit, ?Vollgës?, ish-hotelit luksoz të para viteve ?90 i është vënë sërish shiriti i sekuestros, pas një vendimi të marrë nga gjykata e posaçme antikorrupsion.
SPAK që kërkoi muajin e kaluar sekuestrimin e 749.6 m2 truall dhe 1129.39 m2 ndërtesë nga ish-hotel ?Vollga?. Në lidhje me këtë pronë, Shullazi është dënuar me 14 vjet burg për ?Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie?, kryer në bashkëpunim, ?Kanosje për shkak të detyrës? në bashkëpunim dhe ?Grup i strukturuar kriminal?. Në bazë të hetimeve të bëra nga prokuroria për Krimet e Rënda, Shullazi rezultoi të ishte pronar i ish-Hotel Vollgës përmes dy aktdhurimeve të dyshimta të bëra në vitin 2014 që ccuan në gjykimin e ccështjes dhe dënimin e Shullazit.
I lakmuar për shkak të vendndodhjes së tij në qytetin bregdetar të Durrësit ish-hotel ?Vollga?, iu ble ish-pronares Alie Fortuzi, në vitin 1994, përmes përfaqësuesit të pronares, Agim Sula, nga kompania arabe ?Saudi Brothers Commercial Company?, një nga më të njohurat në Lindjen e Mesme, për 800 mijë dollarë. Pronarja e objektit 5 vjet pas shitjes së tij te kompania arabe ndahet nga jeta. Edhe pasardhësi i saj, djali biologjik vdes aksidentalisht. Afro 10 vjet më vonë, një pasardhës i birësuar i ish-pronares, Zamir Hasa nga Elbasani, përmes një gjyqi me një nga administratorët e mëparshëm të godinës merr në zotërim objektin me një vendim gjyqësor të vitit 2003, duke pretenduar se është pronë e nënës së tij.
Odisea e gjyqeve për këtë objekt të ngritur në një nga zonat më të frekuentuara të Durrësit nga turistët dhe vendasit është mbyllur me ekzekutimin e vendimit të gjykatës, ndërkohë që një kallëzim penal është bërë nga administratori i kompanisë pranë prokurorisë së Durrësit për hetimin e këtij rasti duke pretenduar se pronësia është siguruar mbi bazën e falsifikimit të dokumentacionit. Kompania arabe e pati blerë objektin për 800 mijë dollarë 16 vite më parë përmes përfaqësuesit të pronares, Agim Sula. Në vitin 2003, Zamir Hasa përmes gjyqësorit pretendon se është pronë e nënës së tij, Alie Fortuzit, që e kishte birësuar. Pronarja e objektit 5 vjet pas shitjes së tij te kompania arabe ndahet nga jeta.
Në vitin 2014, kompania arabe, ia shet një pjesë të godinës familjes Kodra, që vetëm pak kohë më pas ia dhuron Emiljano Shullazit. Edhe pjesa e mbetur e objektit, i dhurohet Shullazit nga kompania arabe, duke ngritur dyshimet që u përforcuan dhe nga dëshmia e administratorit të kompanisë arabe Ylvi Beqja. Ish-hoteli u vendos nën sekuestro, por gjykata nuk i gjeti me vend akuzat e prokurorisë duke e lënë të lirë objektin e sekuestruar në kuadër të ligjit ?antimafia?. Ky është sekuestrimi i dytë i objektit, ndërkohë që çështja vijon të mbetet objekt hetimesh dhe gjykimesh.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 ...