Avokati i Ndroqit ankimon vendimin: Nuk ka qenë i arrestuar në 2015 në Itali, pasuritë e ligjshme

2020-11-05 0

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa ka ankimuar ditën e sotme vendimin për sekuestrimin e pasurive marramendëse të tij me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO. Alban Qafa ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar duke thënë se vendimi i sekuestrimit të 26 pasurive  nga GJKKO është shoqëruar me një sërë parregullsisë ligjore.

"Ne depozituam sot në Gjykatën e Apleti ankimim kundër vendimit  të sekuestrimit të pronave të zotit Ylli Ndroqi dhe dy televizioneve. Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS që në 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në Itali, por ka qenë në SHBA. Ligji nuk ka efekte prapavepruese. Pasuritë janë të lindura me burime të ligjshme dhe shpresojmë që të gjitha provat tona të merren parasysh nga gjykata e Apelit", tha Qafa.