Report TV - Makina përplas për vdekje këmbësorin 23-vjeçar në rrugën Memaliaj-Krahës dhe përmbyset

2020-11-05 0

MEMALIAJ- Një 23-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend pasi u përplas me makinë në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës. Viktima me iniciale E. C., po ecte në këmbë në afërsi të fshatit Toç, ndërsa është goditur për vdekje nga 65-vjeçari.

Autori K.M. banues në Gjirokastër është shoqëruar për në ambientet e policisë së Gjirokastrës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Free Traffic Exchange