'Dikur askush nuk shkelte, njerëzit prej aty vetëm iknin', Rama publikon pamjet mahnitëse në Pukë

2020-11-05 0

Qyteti i Pukës është ai që ka zgjedhur Kryeministri Edi Rama të publikojë këtë mëngjes.

Sipas Ramës dikur në këtë qytet njerëzit që shkelnin aty donin të largoheshin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj."MIRËMËNGJES me Pukën, që kur shkoje dikur ishte një kthinë e zymtë mes bukurive përrallore ku askush nuk shkelte e njerëzit prej aty vetëm iknin, ndërsa sot është kthyer në një qytezë mikpritëse për vizitorë e turistë të huaj, shëmbëlltyrë e pamohueshme e Rilindjes Urbane, nga Veriu në Jug, ju uroj një fundjavë të bukur", shkruan Rama.